Dy shtetas italianë kanë humbur jetën të enjten pas një sulmi me dronë ndaj një instalacioni ushtarak në Kuvajt. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili deklaroi se dronët me origjinë iraniane goditën një stacion të zbulimit të mbrojtjes ajrore.
Dy viktimat ishin teknikë të një kompanie italiane dhe ndodheshin në Kuvajt për mirëmbajtjen e antenave të një sistemi të mbrojtjes ajrore.
Sipas autoriteteve kuvajtiane, nga sulmi mbetën të plagosur edhe dy persona, një shtetas kuvajtian dhe një pakistanez, ndërsa u shkaktuan dëme materiale.
Irani mohon çdo përfshirje në sulm, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të organizuar për të përshkallëzuar tensionet në rajon.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe sulmesh të përsëritura me dronë ndaj objektivave në rajon. /Panorama