×
  • Lajme
  • Botë

    U qëllua në gjoks me shigjetë, vazhdoi të qëndronte i qetë derisa argumentonte me fqinjin

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 9:05

    Shaun Reynold nga Bathgate e Skocisë, është qëlluar me shigjetë në gjoks, nga harku që u lëshua prej fqinjit të tij Ralph Muir.


    Të dy fqinjët kishin pasur mosmarrëveshje, që rezultoi me përdorimin e armës së ftohtë të njërit prej tyre, gjë që i shkaktoi lëndime të konsiderueshme viktimës, por jo me pasoja për jetën, transmeton Telegrafi.

    Në pamjet e shpërndara, Reynold shihet që vazhdon të qëndrojë i qetë derisa argumentonte me fqinjin, megjithëse në gjoks e kishte shigjetën.

    Kur doli para gjykatës, Miur pranoi se kishte qëllim ta vriste fqinjin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me të.

    Ditë më parë, ai e kishte formuar me dorë atë që duket si armë dhe ia kishte drejtuar fqinjit, ndërsa e kërcënonte me fjalë të ndryshme.

    Atë e kishin lajmëruar në polici për ‘sjellje jo sociale’, ndërsa mbi të nuk është intervenuar, derisa kreu sulmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!