“Guinnes” ka kurorëzuar çiftin nga Austin, Texas si çiftin më të vjetër në botë.
Mosha e tyre sëbashku arrin në 211 vjeç ndërsa në 15 dhjetor ato festojnë 80 vjetorin e martesës.John Henderson është 106 vjeç ndërsa bashkëshortja e tijCharlotte është 105.
Ata u njohën gjatë kohës që ishin studentë në universitetin e Teksasit në 1934. Charlotte studionte për mësuesi ndërsa John për sporte. Ai ishte pjesë e një skuadre futbolli.
Në fakt John është i vetmi që është gjallë nga lojtarët e skuadrës së UT të të njëjtit brez. Përgjatë 84 viteve ai ka ndjekur skuadrën në të paktën një prej ndeshjeve gjatë sezonit.
Çifti gëzon shëndet të plotë ndërkohë që John zbuloi sekretin e jetëgjatsisë së tyre.
“Bëj jetë të moderuar dhe tregohu i përzemërt me bashkëshorten” – shprehet ai.
Prej 10 vitesh çifti jeton në fshatin Longhorn afër Teksasit, pikërisht në vendin ku u njohën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.