Forma e mirë e Milot Rashicës, ka bërë që të shtohet interesimi i klubeve të ndryshme nga Evropa, veçanërisht nga Anglia.
Gazeta angleze The Sun, raporton që futbollisti i Werderit të Bremenit, është duke u monitoruar nga agjentët e skuadrave më të mira në Premier Ligë.
22 vjeçari, e ka nisur vitin 2019 duke regjistruar 8 gola në 10 ndeshje në Bundeligë dhe Kupë.
Javë më parë mediumet angleze kishin bërë të ditur që Rashica kërkohet me ngulm nga Crystal Palace por tani në garë kanë hyrë edhe skuadra tjera që luftojnë për titullin e kampionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.