Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është duke kaluar nëpër një formë jetësore kohëve të fundit.


Ai ka gjetur formën e tij më të mirë me skuadrën e tij Rizespor të Turqisë dhe si duket klubi ka vendosur ta shpërblejë për punën e mirë të kosovarit, shkruan Reporteri.net

Muriqi ka shënuar plot 11 gola këtë sezonë me skuadrën e tij dhe Rizespor tani është e gatshme t’i ofrojë atij kontratë të re dy-vjeçare.

Reklamë

Muriqi së fundi luajti kundër Bullgarisë i cili ishte i pafat duke qëlluar shtyllën./Reporteri.net