×
  • Sport
  • Sport

    I inspiruar nga Tyson, Ali e kafshon kundërshtarin në ring, përjashtohet

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 15:51

    Boksieri anglez, Kash Ali, i inspiruar nga legjenda Mike Tyson.


    Në përballjen me kundërshtarin e tij nga Liverpooli David Price në një duel për peshat e rënda, Ali u kujtoi të apasionuarve të boksit gjestin e shëmtuar të Mike Tyson ndaj Evander Holyfield.

    Në raundin e pestë të përballjes, Kash Ali e rrëzon kundërshtarin në mes të ringut dhe në mënyrë të pabesueshme i ngul dhëmbët në bark, duke mos e kontrolluar veten. Pamjet tregojnë qartë David Prize që I drejtohet gjyqtarit me fjalët: “Ref (gjyqtar), po më kafshon!”

    Kash Ali, 27 vjeç, i pamposhtur në 15 duele, u skualifikua pas veprimit të shëmtuar, ndërsa rivali i tij deklaroi: “Ai është një fatkeqësi për atë që bëri.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!