Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka fituar vendin e parë në Grand-Prix të Tbilisit të Gjeorgjisë.
Ajo ka mposhtur në finale Kaliema Anatomarchi nga Kuba e cila ishte duke garuar në katëgorinë deri në 78 kilogram, transmeton Reporteri.net.
Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tbilisi, pasi dje triumfoi Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë. /Reporteri.net/.