Napoli ka arritur ta mposhtë Romën me rezultat të thellë 1-4 dhe atë në fushën e famshme të “Olimpikos”.


Pas kësaj humbje Roma tani rrezikon edhe pozitën që dërgon në garat e Europa League, shkruan Reporteri.net

Arek Milik iu deshtën vetëm 2 minuta lojë që të shënoj golin e epërsisë, derisa Diego Perotti barazoi nga pika e bardhë në minutën e 45-të.

Reklamë

Pjesa e dytë nisi furishëm për Napolin të cilët shënuan dy gola të shpejtë nëpërmjet Dries Mertens që shënoi në minutën e 50-të dhe Simone Verdit në minutën e 54-të.

Amin Younes u përkujdes që ta thellojë krizën e Romës i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1-4 në minutën e 81-të.

Roma gjendet në pozitën e 6-të me këtë humbje, 2 pikë më shumë se Lazio që gjendet në pozitën e 7-të por që ka edhe 2 ndeshje më pak të zhvilluara. Ndërkohë Napoli forcon pozitën e dytë dhe kështu largohet nga Interi për 10 pikë më shume që gjendet në pozitën e tretë./Reporteri.net