Në aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ka ndodhur përplasje mes dy aeroplanëve, që po lëviznin ngadalë nëpër pistë.
Korean Air Boeing 777 është përfshirë në aksident me Air Namibia, sapo ka përfunduar rreth orës gjashtë të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Për pasojë, të dy aeroplanët kanë mbetur me dëmtime të lehta, por fluturimet janë anuluar për 18 orë, derisa janë kryer riparimet e nevojshme.
Udhëtarët janë dërguar për akomodim në hotele, ndërsa presin që aeroplanët të jenë në rregull.
Në këtë aksident, nuk ka pasur ndonjë person të lënduar, ndërsa ngjarja nuk ka shkaktuar ndonjë tollovi në aeroport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.