Liverpool ka shënuar fitore të madhe sot në “Anfield” duke mposhtur Tottenhamin me rezultat të ngushtë 2-1.


Bobby Firmino shënoi i pari në minutën e 16-të për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit me ç’rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Tottenham u duk më kërkuese dhe e gjeti golin e barazimit nëpërmjet Lucas Mouras i cili shënoi pas asistimit të Eriksen.

Reklamë

U desht krejt në fund një autogol nga Toby Alderweireld që Liverpooli ti arkëtonte tri pikë të mëdha në luftën për titull.

Me këtë fitore Liverpooli kalon në pozitën e parë me 2 pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Reporteri.net