×
  • Lajme
  • Botë

    Adoleshenti amerikan humbi betejën me kancerin, kërkoi vetura sportive në funeral

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 15:33

    Kur një adoleshent po vdiste nga kanceri, dëshira e tij e fundit ishte që nga shtëpia për në varr të përcillet me vetura sportive – dhe kështu vepruan komuniteti i tij që nuk e dëshpëruan.


    Alec Ingram, 14-vjeç nga Washington, Missouri, ndërroi jetë më 7 nëntor pas një beteje katërvjeçare me kancerin. Alec ishte diagnostifikuar me osteosarkomë, një formë e rrallë e kancerit të eshtrave.

    E për ta nderuar dhe respektuar dëshirën e tij të fundit, më shumë se 2,100 vetura sportive dhe 70 motoçikleta u mblodhën në parkingun e Shën Luisit gjatë të dielës, para se të fillonin rrugëtimin e tyre për në Washington.

    Kjo ngjarje u organizua nga “Sydney’s Soldiers Always” në krye me Dana Christian Manley, e cila kishte humbur të bijën Sydney nga kanceri kur ajo ishte vetëm 8-vjeçe.

    Organizata e Manley që përmbush listën e dëshirave të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e rënda, kishte kontaktuar familjen e të ndjerit për ta kuptuar nëse Alec dëshironte diçka.

    Me të kuptuar se cila ishte dëshira e tij, mijëra vetura nga e mbarë Amerika u mblodhën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit adoleshentit që kishte për zemër veturat sportive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!