Një grua me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kanada, ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote.


Ajo thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës duke drejtuar ndonjë aeroplan udhëtarësh të tipit Boeing 737.

“Kam mendu se është një e parealizuar, shkaku i nacionalitetit dhe fakti që jam femër por ja që e kam arritur ëndrrën time të paktën ta shijoj një herë në jetën time një fluturim”, thotë Naimja.

Reklamë

Tutje Naimja shprehet e lumtur se ka prejardhje nga Kosova, duke thënë kështu se ka dëshirë të kthehet të jetoj në Kosovë sepse që nga mosha 11 vjeçare ajo jeton dhe vepron në Amerikë.

Reporteri.net