×
  • Extra
  • Extra

    E pabesueshme: Filmohet 6-vjeçari duke vozitur 130 km në orë

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 17:12

    Një nënë po hetohet nga policia ruse dhe shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve pasi një video e djalit të saj duke ecur në rrugë me rreth 130 km/h u bë virale në internet.


    Agina Altynbayeva vendosi djalin e saj 6-vjeçar në timon e mjetit tip “Hyundai Solaris” dhe e lejoi të ngiste makinë në një autostradë bosh në rajonin e Tatarstan. Pamjet tregojnë fëmijën në timon ndërkohë që makina arrin shpejtësinë 130 km/h.

     

    Përpos moshës së vogël, djali tejkalon edhe limitin e shpejtësisë në rrugë prej 120 km/h. Sipas disa mediave vendase djali ka bërë operacion në këtë verë.

    Ndërsa nëna e tij 29-vjeçare reagoi ndaj kritikave në mediat sociale.

    “ Jetoj siç dua. Nuk pendohem për asgjë. Jam e qetë për gjithçka. Nuk kam nevojë për komentet tuaja”, ka deklaruar ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!