Kanë dalur dhe pamjet e para të aksidentit të rëndë që ndodhi në fshatin Celinë të Gjakovës ku një person humbi jetën, identiteti i të cilit ende nuk dihet.


Ashtu siç konfirmoi edhe drejtori i policisë rajonale të Gjakovës Ahmet Hasi se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tejet e madhe, ashtu e dokumentojnë dhe fotot e publikuara ku shihet se vetura që ka vozitur viktima është bërë cope-copë.

Edhe drejtori Hasi konfirmoi për Reporteri se nga shpejtësia e madhe automjeti e tipit BMW është këputur përgjysmë.

Reklamë

Foto e këtij aksidenti të rëndë janë publikuar nga Telegrafi. /Reporteri.net/.