B. Krasniqi ka vdekur dje në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në fshatin Celinë, që lidh Prizrenin me komunën e Gjakovës.
Policia ka treguar se deri tek aksidenti kishte ardhur pasi viktima kishte hyrë në tejkalim veturave dhe si pasojë e kësaj ka goditur një veturë tjetër.
“Shpejtësia e madhe është arsyeja pse ka ndodh aksidenti, sepse rruga ku ka ndodhur është e shikueshme pra nuk është me kthesa, po ashtu është pa dëmtime. Veç kush ka qenë në vend të ngjarjes mund ta kupton se çfarë të bën shpejtësia e madhe. Aq e madhe ka qenë shpejtësia e veturës së viktimës sa është këputur automjeti përgjysmë”, ka thënë Ahmet Hasi, Drejtor i Policisë Rajonale në Gjakovë.
Gazeta Metro ka siguruar fotografi të cilat mësohet të jenë të djaloshit që humbi jetën dje.
Ndryshe, Reporteri mbrëmë ka raportuar se viktima e aksidentit në fshatin Celinë ishte duke vozitur rreth 200 km/h.
Viktima e aksidentit në Celinë po ngiste veturën rreth 200 km orë shpejtësi