Massimiliano Allegri ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar shumë hollësi rreth skuadrës e në veçanti për Cristiano Ronaldon.
Portugezi u lëndua sa ishte në detyra me Kombëtaren e Portugalisë dhe është në pikëpyejte paraqitja e tij në fazën çerekfinale ndaj Ajaxit, shkruan Reporteri.net
“Cristiano po punon mirë, por vështirë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen tonë kundër Ajaxit. I kemi nëntë ditë për ta vlerësuar gjendjen e tij” ka thënë Allegri.
Por Allegri personalisht beson se portugezi do të riaftësohet me kohë pasi që Ronaldo është një kampion i vërtetë dhe një sportist jo do si do./Reporteri.net