Krerët e Barcelonës janë në përfundim të negociatave për transferimin e holandezit Matthijs de Ligt në radhët e klubit spanjoll.


Klubi katalunas synon të transferojë një nga lojtarët më të talentuar të futbollit holandez dhe duke parë dëshirën e lojtarit për të luajtur në Barcelonë, ata nuk e kanë rritur ofertën prej 60 milionë eurove, shkruan Reporteri.net

Bayerni është larguar nga gara për transferimin e të riut pasi kanë kuptuar dëshirën e tij.

Reklamë

Liverpool dhe Juventus poashtu ishin të interesuara për shërbimet e talentit 19 vjeçar dhe kapitenit të Ajaxit.

De Ligt do t’i bashkohet shokut të skuadrës Frankie de Jong i cili u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit./Reporteri.net