×
  • Lajme
  • Botë

    Vizitë e paparalajmëruar në Irak e Mike Pence

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 21:52

    Nënpresidenti amerikan Mike Pence bëri një vizitë të panjoftuar për t’u takuar me trupat amerikane në Irak.


    Pasi zbriti në bazën ajrore Al-Asad në Irakun perëndimor, zoti Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen Pence, u takua me anëtarët e shërbimit amerikan të cilët janë të stacionuar atje, vetëm disa ditë para festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara.

    Pence u takua gjithashtu, presidentin e rajonit të Kurdistanit në Irak, Nechirvan Barzanî.

    Takimi ishte një përpjekje e dukshme për të siguruar kurdët irakianë për mbështetjen e amerikane pasi vendimi i Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria veriore solli kritika se Uashingtoni kishte tradhtuar aleatët e tij kurdë atje.

    Pence dhe bashkëshortja e tij darkuan me trupat amerikane, duke shijuar një vakt tradicional të ditës së Falënderimeve.

    Nënpresidenti gjithashtu mori informacione të klasifikuar nga ushtria amerikane dhe foli përmes telefonit me kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi.

    Vizita e zotit Pence vjen mes protestave të dhunshme antiqeveritare që shpërthyen në tetor. Të premten, tre njerëz u vranë dhe më shumë se 24 u plagosën ndërsa forcat irakiane të sigurisë u përleshën me protestuesit në Bagdadin qendror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!