Vajza e re e cila është fanse e aktorit Michael Fox, i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit që nga mosha 29 – vjeçare, ka arritur të zbulojë një test në bazë të së cilit do të mund të bëhet diagnostikimi i sëmundjeve të lidhura me tru 10 vite më herët.
Erin Smith ishte 15 vjeç kur pati idenë briliante të këtij testi. Ajo e kishte vërejtur se si aktorit të saj të preferuar, pasi ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit iu kishin dobësuar shprehjet e fytyrës.
Erin mësoi të kodojë informacione, duke krijuar një prototip i cili do të mund të identifikojë të dhëna përmes videove. E njejta teknologji përdoret për të identifikuar fytyrat e njohura të kriminelëve, vetëm se pajisja e Erin ishte më e sofistikuar për të vërejtur më mirë shenjat e Parkinsonit, transmeton Express.
Vajza e re pretendon që me anë të studimeve të mëtutjeshme do të ketë mundësi të konfirmojë efektin e kësaj teknologjie, dhe të kontribuojë në diagnostikimin e hershëm dhe gjetjen e metodave të reja për trajtim të sëmundjes së Parkinsonit.