Reperi i njohur Capital T, para pak ditësh solli një këngë të re që ‘theu’ zemrat e fansave me melodinë në sfond.


Por, siç shkroi “Reporteri.net”, të dielën, melodia në fjalë e këngës ‘Akull’ nga Kapo ishte e marr nga refreni i këngës së njohur ‘Teri Galliyan’ e cila dëgjohet në filmin indian ‘Ek Villain’.

E po del se reperi kosovar nuk ka marrë të drejtën e përdorimit të kësaj melodie. Ndaj, YouTube e ka bllokuar sot këngën në kanalin e Capital T, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

“Video e padisponueshme. Kjo video përmban përmbajtje nga Tseries Music , i cili e ka bllokuar atë për arsye të të drejtave të autorit”, njofton rrjeti më i madh i shpërndarjes së videove.

Sidoqoftë, ky projekt i fundit i Kapos doli të jetë i suksesshëm, pasi qysh të shtunën kur u lansua, e deri në momentin e bllokimit numëroi mbi 1.3 milionë shikime në Youtube. /Reporteri.net/.