Dukagjini i Klinës, që po e kërkon rikthimin në Superligë, ka mbetur pa trajner.


Nazmi Rama ka dhënë dorëheqjen sot, e cila vjen pas barazimit në fundjavë nga Kika e Hogoshtit.

“Pas ndeshjes se zhvilluar dje ne Hogosht, trajneri Nazmi Rama është larguar nga klubi, pas rezultateve të treguara në sezonën pranverore. Rama pjesë e jonja është nga janari, por ecuria e ndeshjeve nuk ishte ajo që kishtë pritur as klubi e as vet trajneri. Prandaj, sot ne mbledhjen e kryesis është miratuar dorëheqja tij. Ne e falenderojm dhe i urojm sukses e shendet gjatë jetës”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Reklamë

Dukagjini renditet në vendin e tretë në Ligën e Parë, me 41 pikë të tubuara.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, dorëheqje ka dhënë trajneri i Arbërisë, skuadër që po ashtu garon në Ligë të Parë.