Wladimir Klitschko do të rikthehet në ring pas një mungesë dyvjeçare. Boksieri ukrainas njoftoi dorëheqjen nga sporti pas humbjes ndaj Anthony Joshua-s, por 43-vjeçari ka marrë një ofertë që nuk mund t’i thuhej jo.
Grupi mediatik “DAZN”, i ka garantuar ukrainasit 80 milionë dollarë në këmbim të tre dueleve. Sipas medieve ukrainase, Klitschko do të ndeshet me datë 26 maj në Kiev, ndaj një kundërshtari të nivelit mesatar.
Ky duel do të shërbejë si “nxehje” për dy duelet e mëpasshme që pritet të jenë kundër njërit prej Tyson Fury, Deontay Wilder dhe Anthony Joshua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.