Los Angeles Lakers mund të bëjnë një lëvizje të madhe në fund të këtij sezoni, gjatë verës.
Raportimet e fundit nga SHBA bëjnë të ditur se ylli i ligës më të fortë të basketbollit në botë, Kevin Durant, mund t’i bashkohet Lakers.
Aktualisht, Durant paraqitet me skuadrën e Golden State Warriors, ku edhe këtë edicion do të synojë që të shpallet kampion.
Megjithatë, ka disa zëra që thonë se lojtari do të konsiderojë largimin nga Golden State qysh në sezonin e ardhshëm.
“KD fillimisht do të takohet me Warriors, pastaj me Lakers dhe Clippers. Ideja është, nëse Durant Vendos të largohet, atëherë ai do të bashkohet me Lakers, sepse me Lebron James mund të ngritin shanset për titullin” thuhet në mediet amerikane, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Lakers ka mjaftueshëm hapësira në skuadër që të nënshkruaj edhe me një lojtar, me kontratë maksimale.
Sigurisht se skuadra nga Los Angeles do të shqyrtojë mundësinë për të transferuar Kevin Durant.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.