×
  • Lajme
  • Lajme

    Të lënduarit në aksidentin në Celinë të Rahovecit, jashtë rrezikut për jetë

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 23:18

    Një person ka vdekur dhe katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, në rrugën Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Celinë të Rahovecit.


    Jeton Vorfi nga Spitali Rajonal i Gjakovës ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Mbrëmë rreth orës 21:50 janë sjell në Repartin e Emergjencës katër të lënduar në aksident trafiku. Tek dy prej tyre është intervenuar në repartin e ortopedisë dhe janë jashtë rrezikut. Ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta, por që të katërtit janë të hospitalizuar”, ka bërë të ditur Vorfi për rtv21.

    Ndryshe Reporteri.net ka mësuar se viktima e aksidentit në Celinë po ngiste veturën rreth 200 km orë shpejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!