Arsenali ka fituar para tifozëve të vet me shifrat 2-0 ndaj Newcastle United dhe kështu ka rrëmbyer pozitën e tretë në Premier League, transmeton Reporteri.net.


“Topçinjtë” shënuar nga një gol në të dy pjesët.

Mesfushori Aaron Ramsey pas gjysmë ore lojë realizoi për 1-0 me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Reklamë

Golin e dytë e shënoi sulmuesi francez Alexandre Lacazette për t’ia siguruar tri pikët skuadrës së tij.

Në këtë ndeshje nuk luajti Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafa luajti gjithë ndeshjen.

Pas kësaj fitore, Arsenali mbledh 63 pikë, dy më shumë se Tottenhami dhe Manchester Unitedi, që ndajnë pozitat katër dhe pesë. /Reporteri.net/.