×
  • Lajme
  • Botë

    Laburistët akuzojnë Johnson-in se ka dashur t’ia shesë sistemin shëndetësor ShBA-së

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 13:37

    Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, e ka publikuar një dokument të pacensuruar qeveritar, për të cilin tha se dëshmon që sistemi shëndetësor i vendit është në tavolinën e bisedimeve tregtare me Shtetet e Bashkuara.


    Gjatë një konference për gazetarë në Westminster, lideri i opozitës britanike e shfaqi para medieve një dokument që dukej i mbushur me hollësi rreth bisedimeve tregtare me qeverinë amerikane.

    Ai tha se dokumenti me 451 faqe e demanton deklaratën e kryeministrit Johnson se sistemi i sigurimeve shëndetësore nuk është në tavolinën e bisedimeve tregtare.

    Përmes një postimi në Twitter, Partia Laburiste tha se këto dokumente dëshmojnë se qeveria e Boris Johnson-it është duke u përgatitur për ta shitur sistemin e sigurimeve shëndetësore.

    Corbyn tha se kryeministri ishte zotuar se një gjë e tillë nuk do të vendosej në tavolinën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, sipas tij, zbulimi i këtyre dokumenteve tregon se ngjarjet kanë pasur një rrjedhe krejt tjetër.

    Për më tepër, politikani opozitar tha me këto dokumente dëshmohet se premtimi i kryeministrit Johnson për t’i dhënë fund çështjes së Brexit-it është mashtrim ndaj popullit britanik, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!