Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e pranoi se Leo Messi nuk duhet të qëndrojë pushim pavarësisht se kohët e fudnit argjentinasi ka shfaqur probleme fiszike.
Të martën Barcelona do të luajë në transfertë kundër Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 në La Liga.
“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme këtë ndeshje, ndonëse shumë njerëz kanë tashmë vëmendjen e tyre te përballje e Champions League apo edhe te sfida me Atletico Madrid”, tha ai.
Një shans ky për të lënë Messin pushim për një turn? “Nuk ekziston kurrë skenari për të lënë pushim një futbollist si Messi, gjithsesi do ta shohim nesër”.
“3 pikët nesër vlejnë njëlloj si ato ndaj Atletico. Është një ndeshje perfekte për të fituar. E di shumë mirë që rivalët tanë presin me padurim hapin tonë fals, për të ushqyer shpresat e tyre për rikuperim. Nuk duam tu japim asnjë shans”.
“Kemi edhe 9 ndeshje, nëse fitojmë gjashtë prej tyre, atëherë jemi kampionë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.