×
  • Sport
  • Sport

    Ja kush janë 20 trajnerët më të paguar në Botë

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 9:57

    Pasi “France Football” publikoi listën e 20 lojtarëve më të paguar në Botë, janë publikuar gjithashtu edhe emrat e trajnerëve që paguhen më shumë.


    Listën e teknikëve më të paguar në futboll e kryeson trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, që fiton 41 milionë euro.

    Argjentinasi fiton 10 milionë më shumë se sa kolegu i tij, Jose Mourinho, që aktualisht është i papunë.

    Më poshtë mund të shihni listën e 20 trajnerëve që kanë përfitime të mëdha nga klubi, reklamat dhe shpërblimet e tjera, vetëm në një sezon.

    Renditja

    1 – Diego Simeone (Atletico Madrid) 41 milionë euro në sezon

    2 – Jose Mourinho (Ish-trajneri i Manchester United): 31 milionë

    3 – Thierry Henry (Ish-trajneri i Monacos): 25.5 milionë,

    4 – Pep Guardiola (Manchester City) 24 milionë,

    5 – Ernesto Valverde (Barcelona) 23 milionë euro,

    6 – Arsene Wenger (Ish-trajneri i Arsenalit) 20.5 milionë,

    7 – Fabio Cannavari (Guangzhou Evergrande Taobao): 15 milionë,

    8 – Massimiliano Allegri: (Juventus) 13.5 milionë,

    9 – Marcello Lippi – Ekipi Kombëtar i Kinës: 13 milionë euro,

    10 – Jurgen Klopp (Liverpool) 13 milionë,

    11 – Leonardo Jardim (Monaco): 13 milionë,

    12 – Carlo Ancelotti: 12 milionë euro,

    13 – Antonio Conte (Ish-trajneri i Chelseas): 11.3 milionë,

    14 – Mauricio Pochettino: (Tottenham) 10 milionë,

    15 – Luciano Spalletti: (Inter) 8.3 milionë,

    16 – Vitor Pereia (Shangahi SIPG): 7.5 milionë euro,

    17 – Niko Kovaç (Bayern Munchen) 7.5 milionë,

    18 – Zinedine Zidane (Real Madrid) 7.5 milionë,

    19 – Unai Emery (Arsenal) 7 milionë,

    20 – Dragan Stojkovic (Guangzhou): 7 milionë euro në sezon,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!