×
  • Extra
  • Extra

    Njësiti policor përdori mburojat dhe copëzat e bukës, për të larguar një mjellmë nga rruga

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 10:01

    Mjellmën që qëndronte në një rrugë të Inverclyde të Skocisë, njësiti policor e largoi duke përdorur mburojat e protestave dhe copëzat e bukës.


    Shpezën agresive, ata e ndoqën për rreth gjysmë orë, që ta kthenin sërish në liqenin e parkut, prej nga ishte larguar më herët.

    “Kjo nuk është hera e parë, që policët intervenojnë për të larguar shpezët nga rruga. Më parë kanë kthyer edhe rosat e një lumi” ishte komenti i pamjeve të shpërndara.

    Mënyra e intervenimit dhe kujdesi ndaj mjellmës, është vlerësuar lartë nga shikuesit, që lavdëruan të angazhuarit që e përfunduan me sukses.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!