Reperi Mozzik, bashkë me teologun Elvic Naci ishin të ftuar në First Channel. Aty u diskutua për ndihmat e dhëna gjatë ditës në Durrës dhe Thumanë.


Mozzik, gjatë emisionit tregoj një ngjarje që i ka ndodhur se kanë tentuar ta mashtrojnë me një profil në rrjetin social ‘Instagram‘.

“E kam parë një mesazh nga një profil në Instagram, ishte një vajze e vogël në foto, më kishte shkruar mesazh, 70 persona te Gjiri i Lazrit janë pa tenda batanije, ushqim po kërkojnë ndihmë. Mora rrugë për Tiranë 1 orë e 5 min, shkova aty pritem 20 min 30 min dhe nuk erdhi askush”, përfundoi Mozzik.

Reklamë