Lionel Messi mund të bëjë paraqitje hyjnore në fushën e futbollit, por Papa Françesku këmbëngul se ai nuk duhet të quhet Zot dhe as të krahasohet me të.
Superylli argjentinas është quajtur i tillë nganjëherë, por bashkatdhetarit të tij nuk i pëlqen ky krahasim.
Papa u intervista nga Jordi Evole në La Sexta dhe kjo është pjesa e shkëputur ku ai flet për Messin.
Jordi Evole: A është sakrilegj të thuash se Messi është Zot?
Papa Françesku: Në teori, po është sakrilegj. Nuk mund të thuash një gjë të tillë dhe unë nuk e besoj. A e beson ti?
Jordi Evole: Po, e besoj.
Papa Françesku: Unë s’e besoj (qesh). Njerëzit mund të thonë ai është Zot, siç edhe mund të thonë “të adhuroj”, por vetëm Zoti mund të adhurohet. Këto janë shprehje të njerëzve. “Ky është Zot me topin në këmbë”, është shprehje e njohur për dike që ta thotë.
Jordi Evole: Ama ai luan mirë, apo jo?
Papa Françesku: Natyrisht, ai është shumë i mirë, por nuk është Zot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.