Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, bashkë me nënën e saj, Antigonën, i kanë qëndruar mbrëmë afër një familjeje të prekur nga tërmeti famëkeq në Durrës.
Ka qenë vet këngëtarja ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa video, ku shihen momente nga ndërmarrja e aksionit humanitar në ndihmë të të prekurve.
Pjesë e këtij aksioni kanë qenë edhe Oriola Marashi, Qendra Rinore në Tiran, Emiljan Meta, Sara Kapo dhe Ketrina Jarazi.
Ata kanë dhuruar gjëra materiale në ndihmë të kësaj familje, e cila është prekur ndjeshëm nga tërmeti.
Përgjatë videos, shihet se këngëtarja Ramosaj ka qenë tejet e emocionuar dhe është përlotur nga gjendja e vështirë e këtyre banorëve.
“Në aksion edhe pas mesnatës, në ndihmë të një familje në Farkë. U munduam që tju sajonim një vend më të sigurt, të ngrohtë e me dashuri të madhe”, ka shkruar Beatrix në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.