Flamuri kombëtar po vazhdon të valëvitet çdo herë e më shumë nëpër Serbi. Rasti i fundit ka ndodhur një natë më parë në qendër të Beogradit.
Një shqiptar i paidentifikuar publikoi në rrjetet sociale një foto të makinës së tij para Pallatit të Serbisë, ku ai mbante flamurin shqiptar, transmeton Reporteri.net.
Mediat serbe i kanë publikuar fotot duke e quajtur këtë veprim si provokim nga ana e shqiptarëve. Ky nuk është rasti i parë që gjatë javëve të fundit flaumuri shqiptar valëvitet rrugëve të Serbisë./Reporteri.net
