Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kapur veglat në duar për të vënë beton në themelin e shtëpisë së re për familjen e një ish-ushtari të UÇK-së.
Ai ka thënë se bashkë me shoqatën e mërgimtarëve, “Dardania Mannheim”, është bërë e mundur vendosja e gurëthemelit. Ai ka falenderuar mërgimtarët për ndihmën, shkruan Reporteri.net.
“Bashkë me përfaqësuesit e Sh.K.Sh “Dardania Mannheim”, vumë gurëthemelin e shtëpisë për ish ushtarin te UÇK-së në fshatin Hodonoc. Diasporës duhet t’u jemi falënderues për të gjitha investimet e ndihmat që i sjellin në Kosovë”, ka thënë Kastrati.
Ndërkaq, ai e ka quajtuar dëshpërues faktin që 20 vite pas luftës, kategoritë e dala nga lufta përballen me probleme elementare.
“Është dëshpëruese që edhe 20 vite pas luftës, kategoritë e dala nga lufta përballen me probleme elementare. Këtë fakt duhet ta ndryshojmë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, ditë më parë me shtëpi u bë edhe familja e “ushtar Kavajës”, i cili nga Anglia u kthye në Kosovë për të luftuar./Reporteri.net
