Edhe reperi Stresi e ka përjetuar shumë keq fatkeqësinë që preku Shqipërinë mëngjesin e të martës, ku 51 persona humbën jetën dhe mbi 900 të tjerë ngelën të plagosur.
Shumë figura publike morën përsipër ndërtimin e shtëpive të të prekurve nga tërmeti dhe një ndër ta ka qenë edhe Stresi.
Që kur ndodhi fatkeqësia, Stresi i ka qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti duke i ofruar ndihmën e tij të pakushtëzuar. Pas vizitës që ka bërë në një nga familjet që kanë ngelur në qiell të hapur, ai ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre. Bëhet fjalë për familjen Marikaj.
“Kam ardhur të bëj apel për këtë fëmijë, për këtë burrë, për këtë grua, për këtë fëmijë që është duke fjetur. Shikoni çfarë kushtesh, shtëpia i është prishur prej tërmetit. Do e bëjmë me ndihmat e mia, do ja rregulloj shtëpinë. O vdes o mbaj premtimin tim. Ma keni këputur shpirtin”, thotë Stresi teksa shihet duke i dhënë familjes paratë që ka në xhep.
View this post on Instagram
Ne fshatin Marikaj smuj me pershkru ??????????
A post shared by STRESI (@stresi) on
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.