×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur bën gjestin human, merr përsipër ndërtimin e një shtëpie

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 23:14

    Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta që jeton në Itali është prekur mjaft nga tragjedia që ka mbuluar Shqipërinë javën e fundit.


    Ai është sensibilizuar si gjithë shqiptarët duke dhënë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

    Ermali shprehet se i bashkohet apelit të Erion Veliajt duke e ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla.

    “Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, shprehet Ermal Meta.

     

    View this post on Instagram

     

    Seguo con preoccupazione le conseguenze del terremoto nella mia amata Albania e mi unisco al dolore di tutti coloro che hanno perso i propri cari. Ho risposto all’appello di @erionveliaj dando il mio contributo per aiutare nella ricostruzione della casa della famiglia Alla, in modo che Brisilda, Erseda, Erildi e la loro famiglia possa passare l’inverno lontano dalle macerie e dal freddo. Come la famiglia Alla ce ne sono molte altre che hanno bisogno del nostro aiuto. Chiedo a tutti un contributo, anche piccolissimo. Grazie di cuore. https://e-albania.al Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al

    A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!