Përleshjet me policisë dhe personave të dyshuar si pjesëtar të karteleve në Meksikë kanë lënë të vdekur 21 persona në këtë fundjavë, thonë autoritetet.
Kjo ka ndezur një debat edhe te Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar të listojë si grupe terroriste këto grupe, transmeton portal arbresh.info
Qeveria e shtetit verior të Coahuila tha që forcat e sigurisë lokale kanë vrarë shtatë persona të armatosur gjatë ditës së dielë, duke shtuar se 10 të tjerë u qëlluan për vdekje gjatë shkëmbimeve të zjarrit në qytetin e vogël të Villa Union, jo larg kufirit me Teksasin.
Katër policë gjithashtu u vranë dhe gjashtë të plagosur në pushkatimet, të cilat tronditën banorët e qytetit rreth mesditës të së shtunës, duke ndezur alarmin në mediat sociale dhe kritikat e reja për qasjen e qeverisë mbi trajtimin e bandave të fuqishme.
Shumica e personave të armatosur dyshohet se janë pjesë e kartelit të verilindjes nga shteti Tamaulipas në lindje.
Sipas shifrave zyrtare besohet se numri i vrasjeve në Meksikë është shumë i ulët se para shtatë vitesh, megjithatë shifrat e vrasjeve janë duke nxitur nivele rekord.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.