×
  • Sport
  • Sport

    Anglia e ‘dëbon’ nga shtëpia e saj Kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 16:00

    Kombëtarja e Anglisë do të ballafaqohet me Kosovën në nëntor të këtij viti në Prishtinë, derisa ‘Tre Luanët’ kanë rezervuar të gjitha dhomat e hotelit Emerald.


    Më 17 nëntor të këtij viti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova do të jetë nikoqire e Anglisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.

    Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar se e ka rezervuar tërë hotelin Emerald dhe se 126 dhomat që posedon ky hotel do t’i takojnë ‘Tre Luanve’.

    Edhe pse nuk do të mund t’i shfrytëzojnë 126 dhomat, Federata e Anglisë ka vendosur që t’i rezervojë të gjitha, dhe këtë e ka bërë tetë muaj para përballjes me Kosovën.

    Ata madje kanë kërkuar që asnjë mysafir të mos jetë në Emerald gjatë kohës sa do të qëndrojë aty Kombëtarja angleze.

    Ndërsa, ‘Dardanët’ tani kanë mbetur pa ‘shtëpi’ pasi gjithmonë ndeshjet që kanë pasur për t’i zhvilluar në Kosovë futbollistët janë akomoduar në këtë hotel.

    Federata e Futbollit të Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë duhet të shikojë një tjetër vend për t’i akomoduar futbollistët e Kombëtares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!