Kryetari i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Arsyeja e dorëheqjes sipas tij janë personale, por sipas DER SPIEGEL, ai ishte akuzuar për keqpërdorim të 78 mijë eurove.
Grindel i cili ishte poashtu edhe në mesin e krerëve të shtëpisë evropiane të Futbollit (UEFA), ishte i përfshirë në një skandal të siç e quajtën mediet në Gjermani “përralla verore”.
Në vitin 2017 ai pranoi një dhuratë nga një biznesmen i fuqishën ukrainas.
Ora luksoze u bë temë gjithandej në ambientet sportdashëse.
Ai deklaroi se ” I vije keq që për shkak të kësaj ore, ai duhet ti lë projektet e mëdha që kishte planifikuar.”
Pikërisht mediat ishin ato që bënë presion mbi numrin një të Federatës Gjermane, që e detyroi atë të ikte nga karrika e parë e futbollit gjerman.