Telashet me furnizim me ujë në Istog me rrethin së shpejti pritet të eliminohen. Kjo pasi Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Istogut për ndarje të mjeteve financiare të një projekti që kishte synim furnizimin me ujë të disa fshatrave, transmeton Reporteri.net.


Kryeministri Haradinaj e ka hedhur në votim këtë kërkesë e cila është votuar në mbledhje.
“Është aprovuar edhe kërkesa e Komunës së Istogut për ndarje të mjeteve financiarë per realizim të projektit për furnizim me ujë për fshatrat Banjë, Baicë, Lubovë, Carallukë, Kashicë dhe Dubovë e vogël” thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.