×
  • Lajme
  • Botë

    “Ngrite kokën, përballu me mua”- vajza konfrontohet me torturuesin e saj në ISIS

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 14:56

    Ajo u rrëmbye dhe u shit në moshën 14 vjeç si skllave seksi, dhe më në fund iu dha mundësia të ballafaqohej me rrëmbyesin e saj, një anëtar i Shtetit Islamik.


    Ky moment emocional u bë viral në botë.

    “Pse ma bëre këtë?”, pyet ajo në një video të bërë nga një televizion i Irakut, duke i kërkuar abuzuesit që të ngre kokën dhe t’i kundërvihet, transmeton Reporteri.net.

    “Ju e shkatërruat jetën time. Ju morët gjithçka nga unë. Çdo gjë për të cilën ëndërroja”, tha ajo e tronditur.

    Para këtij takimi, Hamid me guxim tha se ajo ishte në mesin e 300-400 vajzave dhe grave të fisit Jezidi që u shitën si skllevër pasi mijëra burra u vranë nga terroristët e Shtetit Islamik në Mali në vitin 2014.

    Hamid kujtoi se si një militant i  quajtur Abu Hamam e bleu atë në një treg skllavësh në Mosul, Irak. Si skllave, ajo mund të dhunohej dhe rrihej disa herë gjatë ditës.

    “Tani ju e dini se çfarë është tortura, çfarë është vetmia. Nëse keni pasur ndjenja, nuk do të më përdhunonit kur isha 14 vjeç. Unë mund të isha vajza juaj”, vazhdoi ajo, para se të alivanosej para të akuzuarit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!