Xherdan Shaqiri më në fund pritet që të ketë hapësira për të luajtur përsëri me Liverpoolin.
Ylli shqiptar nuk është paraqitur për asnjë minutë në pesë ndeshjet e fundit që Liverpool ka zhvilluar në Premier Ligë, shkruan Periskopi.
Shaqa për herë të fundit në Premier Ligë luajti në ndeshjen kundër Manchester Unitedit që përfundoi 0-0 në Teatrin e Ëndrrave.
U raportua se Shaqiri dhe Klopp kanë pasur mosmarrëveshje kohëve të fundit, por një gjë e tillë është mohuar pasi 27 vjeçari nga Zhegra kishte problem me një lëndim në ijë.
Liverpooli këtë të premte do të takohet Southamptonin në kuadër të Premier Ligës, derisa Klopp sot është parë i lumtur në stërvitjen e skuadrës teksa përqafonte Shaqirin.
Sipas lajmeve të fundit, Shaqiri tani e ka tejkaluar në tërësi lëndimin që kishte dhe nga ajo që u pas sot në stërvitjen e Liverpoolit lë të kuptohet që pas një kohe të gjatë mund ta shohim përsëri në fushë yllin nga Zhegra.
Ndryshe, Shaqa këtë edicion ka regjistruar 21 paraqitje në Premier Ligë ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar dy asiste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.