×
  • Sport
  • Sport

    Khabib: Kjo është arsyeja pse u pensionua McGregor

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 18:42

    Conor McGregor u pensionua javën e kaluar, duke i nxitur të gjithë të komentojnë për vendimin e ish dy herë kampionit të UFC-së dhe nëse ai do të kthehet apo jo. Por tani, kundërshtari i tij i fundit në kafaz, Khabib Nurmagomedov, thotë se e di arsyen e pensionimit të irlandezit.


    Nuk është tronditje që pensionimi i McGregor nuk ka shkaktuar reagime emocionale të njerëzve.

    Mbase për shkak të natyrës së sjelljeve të irlandezit, për të cilin nuk është hera e parë që e njofton largimin nga ky sport.

    Para tri viteve, pasi humbi kundër Nate Diaz, McGregor pohoi se do të pensionohej pasi kishte fituar mjaft para, por pas vetëm katër muajve luftoi kundër Diaz në një rimeç.

    Pensionimi i tij tani, vjen pas humbjes kundër Nurmagomedovit vitin e kaluar.

    Khabib mendon se irlandezi do të rikthehet në kafaz dhe se këtë është duke e bërë vetëm për famë.

    “Nesër ai do të thotë se do të rikthehet dhe të gjitha mediat do të flasin për të. Këtë e do ai. Ai nuk mundi të arrijë marrëveshje me UFC-në dhe tani dëshiron të luajë lojëra. Conor vepron si grua xheloze, e cila gjithë kohën thotë ‘do të largohem’, por rikthehet gjithmonë”, tha Khabib.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!