Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të mërkurën organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor.
“Na duhet një konferencë soldiariteti për Shqipërinë’, tha kreu i Elizesë pas samitit të NATO-s në Watford.
Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4, i cili la mijëra vetë pastrehë./ A2 CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.