Milan ka bërë hap fals në luftën për top 4 që dërgon në garat e Champions Leagu duke ndarë pikët me Udinesen në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A.

Piatek kaloi Milanin në epërsi në fund të pjesës së parë pas një krosimi nga ana e majtë i cili arriti të shënoj vetëm pas dy tentimeve.

Në pjesën e dytë Udinese arriti të barazoj me anë të Kevin Lasagnas i cili u shërbye nga Fofana pas një kundërsulmi vrasës.

Reklamë

Me këtë barazim Milan ka 52 pikë ne pozitën e katërt, 4 më shumë se Lazio që ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër Udinese merr një pikë jetike në luftën për mbijetesë e cila tani grumbullon 29 pikë, 4 pikë larg zonës së rrezikshme./Reporteri.net