Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Villareal.


Philippe Coutinho, i shumë kritikuari nga mediat spanjolle ka shënuar për t’i dhënë epërsinë ekipit blaugran të cilët janë duke luajtur pa Lionel Messin, shkruan Reporteri.net

Ishte Malcom ai i cili e shërbeu bashkëkombasin e tij Coutinhon. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e fundit ishte Malcom ai që shërbeu Messin dhe si duket braziliani ka nisur ta marrë formën që e kishte në Bourdeaux.

Reklamë

Vetëm 4 minuta më vonë ishte Malcom ai që shënoi pasi u shërbye nga Arturo Vidal.

Samuel Chukwueze ngushtoi epërsinë me një gol të bukur në minutën e 23-të.

/Reporteri.net