×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: Sivjet do ketë zgjedhje, ky mund të jetë koalicioni i ardhshëm qeverisës

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 22:24

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca shprehet i bindur se zgjedhjet nacionale do mbahet gjatë këtij viti.

    “Ky vit po duket si vit zgjedhor dhe janë të gjitha simptomat që mund të ketë zgjedhje. Të gjithë po e thonë vjeshtën, por zgjedhjet mund të ndodhin shumë shpejt”, ka deklaruar Konjufca për T7, transmeton Reporteri.net.

    Ai ka parashikuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të vendit.

    Sipas tij gjasat janë të mëdha që qeveria e ardhshme e vendit të udhëhiqet nga LDK-ja me VV-në ose PDK-LDK.

    Konjufca ka vlerësuar se përbërja e koalicionit të ardhshëm do të varet shumë edhe nga fitorja apo disfata e mundshme e Lutfi Hazirit në garën për kryetar të LDK-së. / Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!