×
  • Sport
  • Sport

    Wolverhamptoni si Barcelona, mposhtë përsëri Unitedin

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 22:51

    Wolverhampton ka mposhtur Manchester United me rezultat 2 – 1, pas një rikthimi të rezultatit.


    Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Scott McTominay i cili shënoi një gol mjaft të bukur.

    Në minutën e 25-të ishtë Diogo Jota ai i cili barazoi shifrat pas asistimit nga Jimenez.

    Në pjesën e dytë Ashley Young u përjashtua nga lojas pas kartonit të dytë të verdhë duke lënë kështu skuadrën me një lojtar më pak.

    Chris Smalling u përkujdes që t’ia dhurontë të tri pikët skuadrës së Wolverhampton duke shënuar një autgolë.

    Me këtë humbje United bën hap fals në luftën për top 4 pasi ka 61 pikë dhe gjenden në pozitën e 5-të baraz me Tottenhamin por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Kujtojmë që Wolves mposhtën Manchester Unitedin për herë të tretë këtë sezonë, pasi i mposhtën ata edhe në kompeticionin e FA Cup./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!