×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Ismaili paralajmëron masa të ashpra ndaj mjekëve që marrin ryshfet

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 22:52

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas lajmit të fundit ku një punëtore e QKUK-së, është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet, transmeton Reporteri.net.


    Ismaili ka paralajmëruar të gjithë personelin shëndetësor që secili që dyshohet dhe zihet duke bërë vjedhje apo duke marrë ryshfet nga pacientët për tu kryer një shërbim shëndetësor, do të ballafaqohen me ligjin.

    Ai gjithashtu ka thënë se në asnjë formë nuk do të lejojë që spitalet e Kosovës të bëhen streha të korrupsionit.

    “Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin. U njoftova nga drejtoria e SHSKUK për suspendimin e menjëhershëm të rastit të marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!