Gjendje e keqe e shkollës fillore “Shotë Galica” në Abri të Drenasit. E njëjta, për shkak të numrit të vogël të nxënësve u mbyll disa muaj më parë.


Por, ajo pas mbylljes u demolua në tërësi.

Pos nga jashtë, gjendja e kësaj shkolle nuk është hiç më mirë as brenda.

Reklamë

E banorët që jetojnë afër saj, thonë se nuk e dijnë kur e ka kryer këtë veprim.

Sipas Hajdarit, roje ose përgjegjës të shkollës tashmë të mbyllur, nuk ka.

Në Ministrinë e Arsimit, thonë se në raste të tilla, drejtoritë komunale obligohen që të mirëmbajnë dhe të kujdesen për gjendjen e këtyre objekteve.

Madje ata kërkojnë hartimin e planeve nga komuna, për rishfrytëzim të këtyre shkollave.

E drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilaj ishte i pranishëm gjatë kohës sa ekipi i Televizionit po qëndronte tek shkolla.

Reklamë

Por për një orë, ai priti një konfirmim nga i pari I Komunës, Ramiz Lladrovci që të prononcohet për këtë çështje. Pas një orë pritje, i njëjti u largua pa dhënë qëndrim për demolimin e këtij objekti.

Ndërkohë, muaj më parë Komuna ka vendosur mbylljen e tri shkollave në tri fshatra, Abri, Godanc dhe Gjergjicë për shkak të numrit të ulët të nxënësve dhe i ka shpërndarë ata në shkolla tjera. /T7/

https://www.youtube.com/watch?v=OO2reU-y7G4